Nė Shqipėri ka liri ekonomike dhe ajo po rritet vazhdimisht, dhe nuk do tė lejohet tė kthehet sistemi fiskal marksist. Kėshtu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, nė mbledhjen e qeverisė.
Këshilli i Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha ka diskutuar sot projektin "Kuadrit makroekonomik dhe fiskal për vitet 2012 2014".
Në këtë takim Berisha ka bërë një rezyme të arritjeve të ekonomisë shqiptare dhe treguesve makroekonomikë. Kryeministri theksoi se Shqipëria është vend me liri ekonomike, e cila është rritur me 16 %.
"Shqipëria është vend që ka një dinamik pozitive ekonomike. Eksportet shqiptare janë dëshmia autentike e prodhimit të një vendi. Eksportet në këtë nëntëmujor janë rritur me 320 milionë dollarë eksportet e mallrave 'Made in Albania' kanë pasur një rritje prej 27 %, bëhet fjalë për rritjen si 9 mujor. Kurse eksportet e bazuara në mallra kanë një rritje prej 20 % ", ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare.
Ai nënvizoi se gjithnjë e më shumë prodhimet shqiptare po preferohen në tregjet e botës.